Kantautori dhe prezantuesi i njohur Ardit Gjebrea ka reaguar pas karikaturave të fundit të revistës satirike Charlie Hebdo, e cila vitin e kaluar u godit nga terroristët e ISIS.
Gjebra shkruan se ai nuk është Charlie, pas fryerjes së trupshme që ata kanë bërë me fëmijën sirian, Alan, yë cilin e nxorri deti në brigjet e Turqisë.
“#unenukjamCharlie!
Sapo pashe ne internet zhgarravinat e Charlie Ebdo për fenomenin emigrim, “pasojat” e tij, duke përdorur ironinë simbol me Alanin e vogel.
Më erdhën në mend pamjet e shqiptarëve të viteve 90.
Shikoni këto 2 foto pranë njëra tjetrës!
Lundroni pak në internet dhe verifikoni fyerjen që turpërisht shfaqet e paturpshme!
E pra, #unenukjamCharlie!”, shkruan Gjebrea.
Në numrin e saj revista franceze duke ironizuar ngjarjet e përdhunimeve në Gjermani nga emigrantët, thotë se edhe Alan po të kishte mbijetuar do të ishte bërë një përdhunues. (Pasqyre.al)