E veshur bardh e zi rrugëve të New York, show girl shqiptar Armina Mevlani ka sjellë një set të veçantë fotografish. “Qyteti më kujton artistët e viteve `80-`90, yjet e rokut që qëndronin në hotele të vjetra, veshur me bluza të bardha, syze të errëta dhe xhaketa lëkure. Më kujtohen fotografitë e tyre bardhezi në lagjet e Manhattanit, por frymëzimi i vërtetë mbetet gjithmonë në filmat e Hollivudit, shumica e të cilëve janë filmuar në këtë qytet. Kam gjetur frymëzim për këto foto nga ata”, shkruan Armina në blogun e saj ku ka postuar edhe imazhet e reja. Ajo tregon se së bashku me Eugenio Qosen, fotografin e saj kanë zgjedhur një lagje ala “Old Manhatan” për të realizuar këto fotografi, ku si edhe më herët nuk mungon sharmi, shija dhe veshja plot stil.(Pasqyre.al)
Me falni po kujt I hyjne ne pune keto sete fotografike te kesaj peles. Manjake te semura psiqike pas vetes ne delire.