Christine Macel: Viva arte viva

Në kuadër të Edicionit të 57-të Bienales të Artit së Venecias, Ministria e Kulturës, me cilësinë e komisarit të pavijonit shqiptar, shpall thirrjen për paraqitjen e projektit për pavijonin shqiptar në Bienalen e Artit që do të jetë e hapur për publikun më 13 maj – 26 nëntor 2017.

Titulli i zgjedhur nga kuratorja Christine Macel, për edicionin e 57 të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit është:
“VIVA ARTE VIVA”

Christine Macel e ka shpjeguar projektin e saj si më poshtë:
“Në një botë plot konflikte dhe trazira, në të cilën humanizmi po vihet seriozisht në rrezik, arti është pjesa më e vyer e qenies njerëzore. Është vendi ideal për reflektim, krijimtarinë individuale, lirinë dhe pyetjet themelore. Është një “po” ndaj jetës, edhe pse një “por” i qëndron nganjëherë përkrah. Më shumë se kurdo, roli, zëri dhe përgjegjësia e artistit janë të domosdoshëm në kuadrin e debatit bashkëkohor.”

“Viva Arte Viva” është gjithashtu një thirrje, një shprehje e pasionit për artin dhe gjendjen e artistit.

“Viva Arte Viva” është një Bienale e konceptuar me artistët, nga artistët dhe për artistët. Ajo merret me format që ata propozojnë, pyetjet që ata ngrenë, praktikat që ata zhvillojnë dhe format e jetës që ata zgjedhin.
Ministria e Kulturës hap thirrjen për projekt-ide që marrin shkas nga një vëzhgim i kujdesshëm i artit bashkëkohor dhe i shoqërisë shqiptare, sidomos aty ku kjo bën ndryshimin, si dhe mjetet vizuale përmes të cilave ato do t’i komunikohen publikut të gjerë dhe profesionistëve.
Kjo thirrje e Ministrisë së Kulturës, për përfaqësimin e Shqipërisë në evenimentin më të rëndësishëm për artet pamore në botë, do të jetë në lidhje me profilin e kuratorit ose kuratorëve / artistit ose artistëve, të cilët duhet të jenë bartës të një projekti të përbashkët që përfshin prodhimin e një ose më shumë veprave të reja artistike, posacërisht për “Edicionin e 57-të të Bienales të Artit së Venezias 2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *