Artemisia Gentileschi. Piktorja e 1600-ës ndjekëse e Caravaggio, si mori hak me penel!

Jonathan Jones, The Guardian

Artemisia Gentileschi i ka kthyer tmerret e jetës së saj – shtypjen, padrejtësinë, përdhunimin – në piktura brutale biblike që janë një britmë lufte për gratë shtypura. Pse ka qenë e kjo grua, një gjeni i jashtëzakonshëm?

Dy gra po mbajnë me forcë një njeri poshtë në krevat. Njëra shtyn me grushtin e saj kokën e tij, që ai të mos ngrejë krye nga dysheke, ndërsa shoqja i i mban trupin.
Ato nuk do ndalen derisa koka e tij te jetë prerë tërësisht. Sytë e viktimës janë të hapur. Ai e di saktësisht se çfarë po ndodh me të.

Njeriu që vdes është Holofernes, armik i Izraelit në Dhiatën e Vjetër, dhe gruaja e re është Judith që zhduket, vrasësja e tij i caktuar në mënyrë hyjnore. Megjithatë, në te njëjtën kohë ai është piktori italian Agostino Tassi, ndërsa gruaja me shpatë është Artemisia Gentileschi që e ka pikturuar këtë. Kjo është, në një mënyrë, një vetëportret.

Dy piktura të mëdha, të mbytyra në gjak të Judith dhe Holofernes nga Gentileschi kanë mbijetuar, njëra në Capodimonte në Napoli, tjetra në Uffizi në Firence. Ato janë pothuajse identike përveç disa detajeve të vogla – te ajo në Napoli veshja e Judith është blu, ndërsa është e verdhë në Firence – e sidoqoftë ky imazh ishte një makth që ajo kishte gjithnjë, akti i fundit i një tragjedie që luhej pafund në kokën e saj.

Me fjalë dhe imazhe, ajo luftoi me dhunën e meshkujve që dominonin botën e saj.

“Kjo është unaza që më ke dhënë dhe teza janë premtimet e tua!”, bërtiste Gentileschi ndërsa torturohej në një sallë gjyqi të Romës më 1612. Litarë mbështjellnin gishtat e saj ndërsa e nxorën të lidhur. Gjykatësi kishte këshilluar përdorimin e moderuar të “Sibille”, siç quhej kjo torturë atëherë sepse ajo ishte nën 18 vjeçe.
Nëpër gjykatë ajo pa njeriun që e kishte përdhunuar.
E përsëriti disa herë rrëfimin e saj për perdhunimin me detaje.

Gentileschi ishte një nga artistet më të mëdha femra të epokës barok dhe një nga pasueset më të shkëlqyera të artistit Caravaggio, piktura e të cilit “Judith dhe Holofernes” pat ndikuar shumë te ajo.
Ajo është një nga yjet e ekspozitës “Përtej Caravaggios” një studim i rivalëve dhe dishepujve që hapet në Galerinë Kombëtare në Londër.

Gentileschi ka arritur diçka kaq të pamundur, sa ajo e meriton të jetë një nga artistet më të famshme në botë. Nuk është thjesht se ajo arriti të jetë artiste e suksesshme në një moshë kur akademitë i patën dyert e mbyllura për gratë. Ajo bëri atë që asnjë tjetër – ajo ka komunikuar vizionin e fuqishëm personal të saj. Pikturat e saj janë të dukshme autobiografike. Si Frida Kahlo, Louise Bourgeois ose Tracey Emin, ajo vuri jetën e saj në artin e saj.

Dhe çfarë jete te dëmtuar brutalisht kishte ajo.

Në botën e egër të Romës e artit Caravaggio-së, artistët ishin të pasur, arrogantë dhe mund të bënin çdo gjë që u pëlqente aq kohë sa ata kanë qëndronin në librat e mirë të Papës. Gentileschi duhet ta ketë takuar Caravaggion shumë herë si fëmijë: Ndoshta ai, madje edhe e ka inkurajuar për të pikturuar. Babai i saj, Orazio, po ashtu një artist i talentuar, ishte mik i ngushtë Caravaggio-së.
Në 1603, Caravaggio dhe Orazio ishin në gjykatë së bashku. Në provat e tij, Orazio rastësisht përmend Caravaggio që vjen në shtëpinë e tij për të marrë hua një palë krahë engjëlli.

Kjo na jep një pamje të bukur të fëmijërisë Gentileschit: i madhi Caravaggio që shkon në shtëpinë e saj.
E lindur më 1593, Artemisia ishte 10 vjeçe kur ajo u përdhunua. Kur ajo ishte 13, fatkeqësia goditi Caravaggion. Ai ishte gjithmonë në buzë të rrezikut – por më 1606 ai vrau një njeri i cili kishte miq në gjykatën papnore. Ai iku. Orazio dhe vajza e tij kurrë nuk do të shihnin më frymëzimin e tyre përsëri.

Duke qenë e bija e një artisti, ishte mënyra e vetme për një grua të re te mund të shpresonte të mësonte aftësitë komplekse të pikturës në mënyrë profesionale në epokën barok. Duket se Orazio kishte ambicie për vajzën e tij – në fund të fundit, ai i dha asaj një emër të mrekullueshëm klasik.
Dhe për të zhvilluar aftësitë e saj, ai punësoi një artist të ardhshëm, Agostino Tassi, për t’i dhënë mësimet asaj. Më pas, në vitin 1612, Orazio e akuzon Tassin që i ka përdhunuar e vajzën.

Rezulton që gjyqi zgjati shtatë muaj dhe tronditi Romën. Kjo e bëri Gentileschin të famshme – në mënyrën më të keqe të mundshme.
Çuditërisht nga gjyqi është ruajtur çdo gjë. Nga një letër e 400 viteve më parë zeri i Gentileschit është elokuent, i guximshëm dhe imponues. Ky është shembulli i rrallë i një gruaje në epokën para-moderne që merr qëndrim kundër shtypjes.

Gjatë gjyqit të gjithë flisnin mirë per familjen Gentileschi. Ajo portretizohet si një adoleshente që e ka kaluar me pikturën kohën e saj.
Ndërkohë, përdhunuesi del një karakter i keq, madje disa dëshmitarë pretendonin se kishte vrarë gruan e tij.

Ajo e pershkroi me detaje luftën e bërë me piktorin dhunues, duke treguar se e ka çjerrë dhe madje ka dëmtuar edhe organet e tij gjenitale me thonj, tha se e ka shtyrë dhe de në fund e ka goditur me thikë pa ia dalë ta vriste.

Megjithatë Gentileschi u torturua dhe Tassi u lirua. Pse? Ai ishte i mbrojtur nga Papa, sepse Arti i tij – i harruar sot – qe i vlerësuar në atë kohë. Gjithkush e dinte se ishte një shejtan. “Tassi është një prej këtyre artistëve që nuk më ka zhgënjyer kurrë”, tha Papa Innocent X. Artistë të tjerë kanë pretenduar të jenë burra nderi, – shtoi ai,  por kanë rezultuar ndryshe.

Gentileschi, ende një adoleshente kur mbaroi gjykimi, ishte turpëruar në një vend ku nderi ishte gjithçka. Megjithatë, ajo pati një lloj publiciteti monstruoze. Më 1620, ajo ishte një artiste suksesshme që punonte sa më shumë larg Romës të mundej.

Dhe ajo ishte marrë hak me armën e vetme që kishte: penelin. Ajo u bë Judith dhe ai Holofernes.

Gentileschi, MEGJITHATE, sjell nga një element të biblik që asnjë mashkull nuk e kish bërë- Judith ka pasur një shërbëtore në Bibël të cilën Artemisia Gentileschi e bën grua. Dhe çfarë mrekullie, ajo pyet çfarë ndodh nëse gratë bashkohen.

E armatosur me një penel ajo bën një një autoportret ku e tregon veten si një vajzë me muskuj, dinamike, karakter të fortë, si gratë që mbajnë poshtë Holofernes. Në vend të një shpatë, ajo është armatosur me një penel. Shekuj para feminizmit, Gentileschi lëviz nëpër hapësirë me rrjedhshmëri të jashtëzakonshme, krijues e fotos së saj./Pasqyre.al

artemisisia

artemisa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *