Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në Teatrin Kombëtar mbrëmjen e djeshme.
Incidenti, apo më mirë të themi përplasja ndodhi gjatë pushimit të provave gjenerale të shfaqjes “Tri motrat”, nga Çehov, mes drejtorit të teatrit, njëkohësisht dhe regjisori i shfaqjes dhe gazetarit Eni Shehu.
Për ngjarjen pati reagime masive edhe në rrjetet sociale, ku secili dha mendimin e tij, apo edhe dëshminë, siç ishte ajo e gazetares Fatmira Nikolli e GSH-së, të cilën prirem ta besoj, për faktin e vetëm se përgjatë këtyre viteve në punën e saj ka dëshmuar integritet dhe për asnjë lloj arsyeje po të mos ishte ajo çfarë kishte parë me sy, nuk do të shkruante asgjë. Dhe për këtë jam shumë e sigurt.
Nga ana tjetër, vet Çuli nxitoi të fliste tek Panorama pak pas incidentit dhe të jepte versionin e tij, ku pranoi se së bashku me asistentin e tij e kishin nxjerrë forcërisht jashtë ambjenteve të TK, gazetarin Shehu. Që të mos përfshihemi të gjithë emocionalisht e të flasim si tifozë të njërit apo tjetrit, mirë do të ishte të kishte ndonjë pamje nga gjithë skena, por kjo nuk besoj se do të ndodhë, ndaj jemi “të detyruar” të mbetemi tek fjalët dhe opinionet.
Si një njeri që nuk ka qenë prezent në atë sallë dhe pa asnjë njohje personale as me zotin Hervin Çuli dhe as me gazetarin Eni Shehu, gjithë historia më la një shije të hidhur, jo si gazetare por si një person që e do shumë teatrin.
Gjëja e parë që më bën përshtypje mbi gjithë historinë e thënë nga zoti Çuli, është se për çfarë arsye, drejtori i teatrit do të duhej të përfshihej në një gjë të tillë, duke marrë apriori si të vërtetë versionin e tij, që gazetari ishte i droguar dhe po bënte namin në sallë duke shpërqëndruar wordpress aktorët.
A ka në këtë institucion persona përgjegjës që merren me njerëzit, kush hyn, kush del, apo që i shoqëron edhe jashtë në kushte ekstreme?
Fakti, që vet drejtori personalisht, është bërë pjesë e një skene të tillë, nuk tregon degradimin e gazetarit, që mund të ishte një njeri çfarëdo, por panoramën e trishtë se ku është katandisur arti e kultura në vend.
Në Teatrin Kombëtar drejtori dhe regjisori i shfaqes premierë, zihet personalisht me një person nga publiku. Unë nuk e di në cilin vend normal në botë mund të ndodhë kjo gjë. Po ashtu nuk di nëse ndonjë drejtor teatri në botë apo regjisor do të angazhohej personalisht për të përzënë me forcë një person nga publiku që po prish shfaqjen.
Sigurisht gjëra të tilla ndodhin vetëm në oazin tonë të vogël, të cilit përditë e më shumë i ndihet era e banalitetit.
Sepse është vërtetë banale, që drejtori i një institucioni kaq prestigjoz dhe të rëndësishëm në vend, të përfshihet personalisht në sulme fizike apo edhe me dhunë verbale brenda ambienteve të teatrit, ciladoqoftë arsyeja e vërtetë apo e sajuar.
Dhe nuk është as hera e parë! Kujtoj këtu rastin e Sesilia Plasarit, kur në skenë vihej “Liri në Bremen” vitin e kaluar. Edhe Plasari u shpreh atë kohë se drejtori i TK-së kishte pasur ndaj saj sjellje rrugaçërore.
Bravo per kete analize shume te vertete..
Ti nuk ishte ne shfaqje moj mediokrre… bla bla…u bone mi nare