Bashkëshortja që donte të dekonspironte agjentin e dyfishtë të Luftës II Botërore

Ai ishte agjenti i dyfishtë më i rëndësishëm i Luftës së Dytë Botërore. I pandershmi i shkëlqyer i Britanisë së Madhe Juan Pujol Garcia – i koduar si ‘Agent Garbo nga MI5’ – që rezultoi vendimtar në luftën kundër Gjermanisë naziste.
Megjithatë, gjatë punës së tij të rëndësishme në dhënien e gjermanëve të lokacionit të rremë se ku do zbarkonin avionët, ai për pak u zbulua dhe u dekonspirya nga gruaja e tij.
Dosja e “MI5” në Arkivin Kombëtar, në Keë, sipas The Telegraph tregojnë se skema e tij për pak u zbulua, sepse bashkëshortja e tij, Araceli, pomundohej shumë për të përballuar presionet e jetës së tij të dyfishtë.
Araceli, nga Spanja, u ankua se kisht mall për atdheun, ndërsa qe vendosur periferi të Londrës, ku “Garbo” zhvillonte një rrjet të nënagjentëve fiktivë që dërgonin raporte të rreme drejt inteligjencës gjermane.
Ajo madje paralajmëroi se do ta zbulonte Garbo, ndërsa ai i sapo i kishte bindur nazistët se zbarkimet do të bëheshin në Pas de Calais – duke i larguar forcat gjermane larg nga Normandia, skena reale e pushtimit- duke kursyer kështu jetë të panumërta të aleatëve.
Frika se mashtrimi mund të zbulohej bënte që lëvizjet e saj të ishin të kontrolluara rreptësisht nga Pujol- ndaj ajo ishte e kufizuar në masë të madhe të rrinte në shtëpi me dy fëmijët e saj.
Çështja shkoi larg dhe në qershor të vitit 1943 – një vit para se zbarkimit – pas grindjesh të forta me burrin e saj, Znj. Pujol kërcënoi se do të shkonte në ambasadën spanjolle dhe të tregonte gjithëçka në rast se nuk lejohej të udhëtonte drejt shtëpisë për të parë nënën e saj.
“Unë nuk dua të jetoj më as pesë minuta me burrin tim” bërtiti ajo duke alarmuar zyrtarit përgjegjës për MI5, Tomas Harris. “Edhe nëse më vrasin, unë do të shkoj në ambasadën spanjolle.”
Duke e konsideruar një vizitë në Spanjë jashtë diskutimit, Z. Harris pa me vend ti thoshte asaj se i shoqi ëshët shkarkuar, ndërkohë që në heshtje ai u lejua të vazhdonte punën e tij kundër gjermanëve nën ‘detyrën” si përkthyes BBC.(pasqyre.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *