Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë ka denoncuar në një ndërtim të ri në bulevardin Republika në Korçë.
Duke postuar dy foto, Forumi shkruan: “Po ndodh në Korçë – në bulevardin Republika.
Nën sytë e Ministrisë së Kulturës, e cila është e zënë me lejen e HEC në kanionet e Nivicës”. Mandej komenti tjetër i organizatës së intelektualëve që mbrojnë trashëgiminë është: “QUO VADIS Mirela Kumbaro!!! Ku është Instituti i yt i Monumenteve të Kulturës, që është shndërruar në një organ që jep leje ndërtimi nëpër Shqipëri dhe terrorizon profesionistët e sektorit që hapin gojën? Ku është Ministria e Kultures që po mbulohet me turp dhe po merr pjesë me mosveprimin e saj në shkatërrimin e aseteve kulturore e trashëgimore të vendit që duhet t’i ruajë?”.
Ende nuk ka asnjë reagim nga Ministria e Kulturës për ndërtimin në fjalë. (Pasqyre.al)