Kumbaro anashkalon ngjarjen me drejtorin e TK-së: Artistët punojnë në kushte të vështira, së shpejti mbaron Teatri i ri!

kumbaroMinistrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ka postuar një status të gjatë në Facebook , ku i bën thirrje publikut të shkojë në Teatër në shfaqjen e “tre motrave” të Çehovit.

Ministrja ka nashkaluar incidentin e natës së mbrëmshme, ku drejori i këtij teatri Hervin Çuli u konfrontua fizikisht me gazetarin e ABC news, Eni Shehu gjatë pushimit mes pjesëve.

“Çehovi dhe “Tri motrat” na presin!

Asgje nuk krahasohet me magjine e Teatrit, dhe per kete i jam mirenjohese artisteve pasionante te skenes shqiptare!

Per te gjithe ata qe s’e dine, artistet e Teatrit Kombetar punojne ne kushte te veshtira, ne nje teater qe u la te shkaterrohet deri aty ku s’mban me, por qe drejtuesit e te dy skenave kombetare, adminstrata dhe artistet e mbajne me pune te perditshme dhe sakrifica. Per kete i falenderoj pa fund”, shkruan Kumbaro.

Më tej ministrja zbulon se së shpejti do të mbarojë ndërtimi i Teatrit të ri në qendër të Tiranës.

Per te gjithe ata qe s’e dine, Teatri Kombetar do te vazhdoje shfaqjet dhe produksionet e reja te cilat ne dy vjet i ka trifishuar duke kthyer publikun ne Teater, derisa te mbaroje ndertimi i Teatrit te ri e modern ne qender te Tiranes. Sepse Skena shqiptare meriton me shume vemendje!

Kumbaro në fund falenderon gjithë aktorët për punën dhe emocionet që na përcjellin:

“Per te gjithe ata qe s’e dine, sonte eshte premiera “Tri motrat” me regjine eHervin Culi, kostumografine elegante te Berina Kokona, me skenografi nga‪#‎KristoCala‬, me koreografi nga Kozeta Bakiu
me lojen e aktoreve te talentuar Neritan Licaj, Flaura Kureta, Erjona Kakeli,Indrit Cobani, Elia Zaharia ‪#‎BujarAsqeriu‬, Helidon Fino, Anila Bisha Mehdi Malka, Lulzim Zeqja, ‪#‎GladiolaHarizaj‬, Olta Gixhari, ‪#‎NaumShundi‬… ndjese !! qe s’i permenda dot te gjithe, jane shume, jane te gjithe shume te mire dhe japin shume nga vetja e tyre!

U detyrohemi nje falenderim te madh qe na mbushin mbremjet me shpirtin e tyre! Suksese!”. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *