
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ishte e pranishme në Francë në premierën e baletit më të ri “Afresku” të balerinit dhe koreografit të njohur me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj.
“Në Provanse, në superpremierën “Afresku” të Angjelin Preljocaj dhe në tryezën e punës për projektet e reja me Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor”, shkruan sot Kumbaro në rrjetin social Facebook, ku ka postuar edhe fotografi të saj dhe koreografit shqiptar.
Ministrja shprehet se “tashmë arti i Angjelinit është pjesë e repertorit të TKOOBAP Albania që nga viti 2014 dhe kjo dashuri artistike e ka jetën e gjatë falë pasionit bujar të koreografit shqiptar dhe sidomos falë talentit të balerinëve tanë”.
Në qendër të baletit “Afresku”” (La Fresque), që u ngjit në skenën e Teatrit “Aix-en-Provence”, është një burrë që dashurohet me një grua në pikturë.
“Gjithmonë jam impresionuar nga efekti i një pikture në një njeri. Pikturat e italianëve gjithmonë kanë qenë inspirimi im. Në këtë balet, një burrë dashurohet me një grua në pikturë, në tablo, dhe gjendet para një dashurie që nuk deshifrohet lehtë. Dhe përralla kineze të cilën e kam lexuar tregon për një lidhje të tillë”, ka thënë Preljocaj për mediat franceze.
Balerini dhe koreografi Angjelin Preljocaj, ka dhënë shfaqje në skenat më në zë të Moskës, Milanos, Parisit, Berlinit, Nju-Jorkut etj., duke marrë duartrokitje me vepra si “Borëbardha”, “Dasma”, “Akrobati”, “Katër stinët” apo “Pranvera/ATA