Një marrëdhënie e fortë nuk fillon kurrë me një tradhti!

Tradhtia konsiderohet shpesh arsyeja kryesore që vë në rrezik një marrëdhënie. Askush nuk dëshiron që partneri apo partnerja që kemi në krah të na lërë për dikë tjetër, por në kohët që jetojmë, po bëhet gati e zakonshme që njëri nga partnerët të krijojë lidhje me dikë tjetër edhe
pse është në një marrëdhënie.

Pavarësisht se përkufizimi i tradhtisë varion sipas mendësive të gjithësecilit; nga flirti tek marrëdhëniet intime seksuale, shumica bien dakort se nëse një lidhje është ngritur mbi një tradhti, gjasat janë që ajo lidhje nuk do të përfundojë mirë.

Le të kthehemi tek ngjarja më e përfolur në media këto kohë, fundin e marrëdhënies së çiftit të famshëm Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Marrëdhënia romantike nisi në xhirimet e filmit “Mr & Ms. Smith”. Lidhja
e tyre u komentua në çdo emision që dëgjohej atëherë dhe dukej aq perfekte sikur të mos ishte në mes edhe historia paralele e Brad, ajo meJennifer Aniston… Aktorja, e njohura me rolin e Rachel tek seriali “Friends” ishte ende gruaja e Brad Pitt, kur ky i fundit deklaroi lidhjen e tij me Angelina Jolie. Aniston në atë kohë duhej të përballonte faktin se burri i saj jo vetëm e ka tradhtuar me një
bukuroshe të talentuar dhe seksi, por që ky lajm u shpërnda kudo.

Kujtojmë se Aniston pas ndarjes me Pitt pati disa lidhje të dështuara dhe se ajo dukej se nuk po e merrte veten për një kohë të gjatë. Ndërkohë gjërat ishin shumë ndryshe për Pitt. Çifiti Jolie dhe Pitt
dukeshin sikur kishin krijuar një jetë ideale. Ata birësuan shumë fëmijë, ndihmonin komunitete të ndryshme në mbarë botën, bënin bamirësi dhe mbronin martesën gay. Gjithçka dukej perfekte.

Megjithatë, nuk duhet harruar se “bota është e rrumbullakët”. Më 2016-ën Jolie dhe Pitt ndahen, ajo kërkon kujdestarinë e fëmijëve dhe pretendon se Pitt pi marihuanë, ka probleme me konsumimin e alkoolit dhe me vetëkontrollin. Mesa duket divorci po nxjerr ‘në shesh’ probleme të mëdha mes çiftit.

Lidhja e tyre nuk pati sukses ndoshta sepse fillimi i tyre ishte i tillë. Kjo vërteton shprehjen:“Mos u bëni të tjerëve atë që nuk do të donit t’u bënin juve”.

Jolie dhe Pitt janë shembulli i një çifti që në pamje të parë dukej i përsorur, por që bazat e lidhjes u ngritën mbi një tradhti. Ajo filloi me dëmtimin e një personi tjetër, si rrjedhim ata nuk do të kishin një përfundim si në përralla: “Ata jetuan përgjithmonë të lumtur!”./Anabel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *