Hervin Çuli sulmon gazetarin në teatër, kërkohet shkarkimi i tij

culi

Drejtori i Teatrit Kombëtar raportohet se është përplasur fizikisht me gazetarin e ABC Neës, Eni Shehu dje në mbrëmje në hollin e teatrit Kombëtar. Ka qenë pushimin mes dy pjesëve të shfaqjes “Tri motrat” e Çehovit, kur Çuli i është drejtar gazetarit Eni Shehu me fyerje dhe e ka akuzuar atë se kishte ardhur në teatër për të prishur shfaqjen. Skena është parë nga të pranishmit, ndërsa gazetari është nxjerrë jashtë ambjenteve të Teatrit Kombëtar duke mos u lejuar të ndjekë pjesën e dytë të saj. Ngjarja ka ndodhur në holl, ndërsa publiku ka qenë një pjesë në sallë dhe një pjesë jashtë teatrit. Përplasjet mes Çulit dhe Shehut janë të hershme, por këtë herë gazetari ka folur për sulm fizik. Pas ngjarjes, redaksia e televizionit Abc Neës ka reaguar lidhur me këtë akt të rëndë, ndërsa i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama si dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro shkarkimin e drejtorit Hervin Çuli. “Abc News e dënon këtë sulm të rende dhe të paprecedente ndaj gazetarit, që cenon lirinë e ushtrimit të këtij profesioni. Pas këtij akti Abc News i kërkon kryeministrit Rama dhe ministres së Kulturës, Kumbaro shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Culi. Po ashtu Abc News bën të ditur se do të vërë në dijeni të kësaj ngjarje të gjitha organizatat që mbrojnë të drejtat e medias dhe gazetarëve në Shqipëri dhe ato ndërkombëtare. Këtë sulm të drejtorit të Teatrit Kombëtar ndaj gazetarit Eni Shehu, televizioni Abc Neës do ta ndjekë deri në fund për të vendosur drejtësinë”, citohet në deklaratën e  Abc News.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *