Vënia ose mungesa e dramës shqipe në skenën e Teatrit Kombëtar ka qenë dhe mbetet një temë e nxehtë debati. Ndërsa ajo e ka pasur shkëlqimin e saj para viteve 1990, pas kësaj kohe drama shqipe i ka munguar gjithnjë e më shumë skenës, madje të pakta kanë qenë herët kur ajo e ka parë skenën me sukses. Megjithë nismat, si Netët e Leximit të Dramës, apo laboratoret, produktet e këtyre takimeve nuk kanë qenë ashtu siç është pritur, pasi ose dramat e paraqitura kanë qenë të dobëta dhe nuk e kanë parë skenën, ose kur e kanë parë kanë rezultuar dëshmtime.
Në këtë kuadër, Teatri Kombëtar në faqen e tij në Facebook ka publikuar veprat e sezonit të ri artistik, me atutorë nga antikiteti dhe bashkëkohore, me regjisorë shqiptarë e të huaj, por të gjitha janë vepra të huaja. Mungesa e një dramë shqiptare, ka bërë që regjisori e aktori Enver Petrovci të kritikojë teatrin. “Nuk e kupton se si mund të jetë një Teatër Kombëtar kur nuk ka asnjë vepër shqiptare në sezonin artistik. Unë i kuptoj regjisorët shqiptarë pse nuk i vendosin dramat kombëtare, sepse nuk kanë mundësi me vjedh regjitë e shfaqjeve nga Youtube. Prandaj nuk kanë guxim ti vendosin dramat kombëtare. I dashur drejtor i TK mos hyni në këto kurtha të regjisorëve hajdut. Më e mirë është një shfaqje mesatare me dramë kombëtare se sa një shfaqje e “mirë” e vjedhur nga interneti”, ka thënë ai.
PËRGJIGJA
Drejtori Hervin Çuli i është përgjigjur regjisorit Enver Petrovci me këto fjalë: “Jam përgjigjur disa herë se nuk kam pothuajse fare qasje të regjisorëve me dramën shqipe…Si mendon ti Enver i dashur tu imponohem regjisorëve në përzgjedhjen e tyre. Enver unë mendoj se dramë shqipe apo e huaj TK duhet të flasë bukur shqip. Dhe thuaj ndonjë llaf të mirë Enver për përpjekjet që kemi bërë këto 2 vjet për të rifituar publikun e humbur, për shfaqjet e shumta, për aktorët dhe regjisorët e rinj të angazhuar… Miku im të pres të shohësh shfaqje në TK, sepse kam nevojë për mendimin tënd të kopjuara apo origjinale qofshin.