150 vjetori i lindejs, Mjeda si prift, poet e studiues

Në 150 vjetorin e lindjes së shkrimtarit Ndre Mjeda Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka mbajtur konferencë shkencore me qëllim të rikthimit të veprës së Ndre Mjedës.
Konferenca shkencore nisi me leximin e “lirikut klasik” të Ndre Mjedës nga Sabri Hamiti. Në këtë konferencë u prezantuan aspekte të shumta letrare dhe veprimtaria studimore e gjuhësore e Ndre Mjedës.
Akademiku, Kolec Topalli, foli për Mjedën si një studiues, transkiptor i aktorëve të vjetër, mjeshtër i fjalës në krimet e tij në poezi e prozë, e gjurmues i fjalës së rrallë shqipe, shkruan Koha Ditore.
“Prirjet e tij si gjuhëtar vëreheshin herët, kur më 1902 mori pjesë në Kongresin e 13-të të orientalistëve në Hamburg të Gjermanisë, ku si përfaqësues i i Shqipërisë mbajti”, tha Topalli.
Akademiku Rexhep Ismajli, foli për alfabetin e drejtshkrimit në raport me jezuitët. “Mjeda në radhë të parë ishte poet, ishte edhe prift edhe luftëtar shumë i mirë, ka tri katër kumtesa që prezantohen. Unë u përpoqa të prezantoj një aspekt të veprimtarisë studimore, gjuhësore të Ndre Mjedjës që ka të bëjë me çështjen e alfabetit para periudhës vendimit në Kongresin e Manastirit dhe më vonë, dhe analizat e tjera gjuhësore”, tha Ismajli.
Ndërsa, akademiku Nexhat Daci vuri ne dukje se Mjeda ka qenë një personalitet universal, jo vetëm poet apo gjuhëtar por është marrë edhe me polemikat në konferenca të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *