Është rikthyer në skenë pas një sëmundje të gjatë, aktorja e njohur Hajrie Rondo.
Gjatë vitit të kaluar, Rondo i është nënshtruar kimioterapisë ne Qendren Spitalore Nenë Tereza. Ndërkaq, Bashkia Fier, deputetet Majlinda Bufi dhe Adelina Rista, Fondacioni “Harpa”, Organizata “Dea” dhe Parlamenti rinor patën hapur një fushatë sensibilizimi për mbledhje fondesh për kurimin e saj, duke shtrirë atë edhe në Facebook, madje u hap edhe një numër llogarie bankare.
Njoftimi për rikthimin e saj në skenë ka ardhur nga Teatri i Metropolit si vijon: Kanë nisur provat e tavolinës për komedinë më të re në Teatrin “Metropol” me regji nga Sonila Kapidani. Kjo vepër është nxjerrë nga fondi i artë i arkivit të Estradës e shkruar me mjeshtëri nga Dionis Bubani.
Një kast i talentuar aktorësh ku gërshetohen artistë të rinj dhe figura të rëndësishme të teatrit shqiptar. Interpretojnë aktorja e mirënjohur Hajrie Rondo, aktori Gezim Rudi, Pjerin Vlashi, Linda Jarani, Elona Hyseni, Margent Çaushi, Aleksandër Kondi, Shkëlzen Berisha, Roert Toçe./Pasqyre.al