Artistja turke Tulin Önat vjen në Tiranë për të prezantuar ekspozitën “QARK” , për here të parë nje ekspozitë vetjake në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Kjo ekspozitë vjen për publikun Shqiptar këtë të mërkurë, me kurimin e Beste Gürsu, organizuar nga Galeria Kombëtare e Arteve dhe Instituti Junus Emre në Tiranë nën kujdesin e veçantë të ambasadёs turke nё Tiranё.
Kuratorja Beste Gürsu ka theksuar se format abstrakte, thellёsia dhe efekti i ngjyrave, i pёrforcuar me punimet tre pёrmasore tё veprave tё Onat, ku muri nuk luan thjeshtё rolin e mbajtёsit, por pozicionohet si pjesё e tyre, zgjojnё te shikuesi emocion dhe dёshirёn pёr t’i prekur.
Artistja Onat diplomuar për pikturë në 1971 nga Akademia Shtetërore e Arteve tё Bukura pёr Pikturё, në Stamboll, ka hapur 37 ekspozita vetjake, ka marrё pjesё nё mё shumё se 200 ekspozita kolektive brenda e jashtё Turqisë dhe është vlerësuar me mjaft çmime ndёrkombёtare. Veprat e saj gjenden tё eskpozuara nё njё sёrё muzeumesh e koleksionesh private.
Ekspozita mund të vizitohet çdo ditё nga ora 09:00 – 14:00 dhe 17.00 – 20.00 nё Galerinё Kombёtare tё Arteve.