Shuhet gazetari Agron Bala: Jeta fillon kur e vendosim     

FB_IMG_1452864524138

Thuhet jeta fillon 20, 30 apo 40 vjeç! Në fakt jeta fillon atëherë kur ti vendos të jetosh…jo mbi bazën e viteve që ke në kurriz! 30 dhjetor 2015

Është ndarë nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë gazetari Agron Bala. Ai ishte pedagog në Universitetin e Tiranës, drejtues i emisionit “7×7” dhe ka shkruar edhe një roman në vitin 2009 “Jetë në dy kohë”. Ka qenë drejtori i Rtsh-së Martin Leka që ka bërë  publik lajmin: Para pak orësh, miku dhe kolegu Agron Bala nuk i rezistoi dot sëmundjes së gjatë e të pashërueshme! Iku duke lënë pas dhimbje për të gjithë ata që e njohin! I paharruar!”

Më tej, gazetarja Anila Basha, ka treguar takimin e fundit me të: Për herë të fundit që u takuam ishte jo në një vend të kënaqshëm. Në repartin e radios në një nga spitalet private në Tiranë. Më qëlloi ta takoja pothuajse për dy javë rresht. Goni, edhe pse doktorët i kishin thënë ta linte cigaren, paketën e mbante me vete… Sa për entuziazmin dhe humorin, e dinte për sëmundjen, dhe e sfidonte atë me aq qetësi si të ishte një gjë e parëndësishme. Lamtumirë Goni”.

Bala ka qenë tejet i angazhuar me zhvillimet e fundit në vend, siç është reforma në drejtësi dhe problematikat e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *