Një këshillë e bukur për tu përballur me “errësirën” nga Stephen Hawking

Shkencëtari i njohur Stephen Hawking në një bisedë të kohëve të fundit, ka përdorur mendjen e tij të shkëlqyer në një çështje shumë emocionale.

Hawking dha një mesazh prekës për njerëzit që vuajnë nga depresioni, duke bërë një krahasim poetik mes depresionit dhe një vrime të zezë – pa marrë parasysh sa e errët duket, apo se është e pamundur të shpëtosh prej saj.

Hawking tha: “Mesazhi i këtij leksioni është se vrimat e zeza nuk janë aq të zeza sa ato paraqiten. Ato nuk janë burgje të përjetshme, siç mendohej dikur. Gjërat mund të dalin jashtë nga një vrimë dhe ndoshta edhe në një tjetër univers. Pra, nëse ju mendoni se  jeni në një vrimë të zezë, mos u dorëzoni – ka një mënyrë për të dalë “.

Hawking, i cili mbushi 74 vjeç, ditën pas leksionit, ka jetuar me sëmundjen ALS për gati 53 vjet,  pavarësisht se atij iu tha se kishte vetëm dy vite jetë, kur diagnostikuar në vitin 1963. (Pasqyre.al)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *