Pak ditë më parë të gjithë pamë sesi kryebashkiakja e Shkodrës, zonja Voltana Ademi akuzoi kreun e qeverisë se ai kishte lënë pas Shkodrën sa u takon investimeve.
Por gjatë një dite të zakonshme në Shkodër ajo që të bën përshtypje, mbi të gjitha është problemi me mbeturinat, sidmos anës lumit Buna. Fotot e mëposhtme janë bërë nga Pasqyre.al, teksa disa të rinj kishin organizuar një aktivitet artistik anës lumit të qytetit. Ndotja e madhe vihej re lehtësisht, ku dukej qartë se asnjë aksion për pastrimin nuk ishte ndërmarrë. Gjithashtu brenda në qytet vihej re një mungesë e koshave të plehrave.
Ndoshta është koha që dikush të mendoj edhe për një aksion jo vetëm.për pastrimin e plehrave të hapura anës lumit, por edhe për një sensibilizim për mbajtjen pastër të tij./Pasqyre.al