Fakti që termi “miopi” rrjedh nga fjala greke “myopos” pra “ai që mbyll sytë”, duke iu referuar zakonin tipik të atyre që preken nga përpasja e qepallave në përpjekje për të parë pak më mirë, qe shumë e përhapur edhe në lashtësi, ku kjo patologji konsiston në vështirësinë për t’u fokusuar tek objektet e largëta. Sot vetëm mund të imagjinojmë se sa e vështirë do të qe jeta e miopëve në të kaluarën, pasi ky defekt i zakonshëm i shikimit nuk kurohej aspak:egjiptianët, grekët dhe romakët, pavarësisht se ishin të evoluar dhe në gjendje për të kryer operacione komplekse në sy si heqja e një katarakti që dëshmohet nga disa burime, s’mund të bënin asgjë për miopinë dhe as për presbiopinë, shikimim e dobët nga afër.
Lentet e para korrigjuese filluan të shfaqen vetëm në Mesjetë, saktësisht në fillim të viteve 1300 në Itali, por vetëm për presbiopët. Ndërkohë miopëve iu është dashur të presin më shumë se një shekull për të patur mundësi të korrigjonin çrregullimin e tyre, kur më në fund në vitin 1450, kardinali dhe intelektuali gjerman, Nikolo Kusano (1401-1464) shpiku lentet konkave. Në mesin e përdoruesve të parë të këtij zbulimi të mrekullueshëm ishte edhe Papa Leoni X, shumë miop si shumica e anëtarëve të familjes të cilës ai i përkiste, Mediçi. /bota.al