“SHOK”, aktori-kryeministrit: Tu vijë turp, u hidhni artistëve eshtrat e pulave tuaja

CUN LAJC

Aktori kosovar Çun Lajçi është treguar tejet i ashpër ndaj kryeministrit kosovar dhe kastës politike të Prishtinës. Ai i akuzon politikanët se nuk e mbështesin artin, e sërish, arti i bën shqiptarët krenarë ndërsa për politikanët flitet zi e më zi. Ja reagimi i plotë i aktorit pasi filmi “SHOK” u nominua për OSCAR: “Isa Mustafa në debatin me Baton Haxhiun, uroi ekipin e filmit “Shok” i cili sot u  nominua për Oskar, ashtu siç bëri para tij Thaçi e Veseli. Por unë ju them atyre: Ju duhet të turpëroheni jo të mburreni, sepse me dekada e keni harrue kastën e aktorëve dhe rregjisorëve kosovarë dhe si palaçove ua keni hudhë “eshtrat e pulave tuaja të pjekura” duke i lënë në kushte të mjerueshme, dhe ashtu mjerançe t’i realizojnë projektet e veta artistike.
E pra falë këtyre artistëve e këtij filmi sot flitet bukur për Kosovën në Holivud, kurse për Juve z.Kryeministër e për ministrat tu flitet zi e ma zi. Prandaj në vend të mburrjes më mirë skuquni – nëse keni fytyrë!”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *