NY Elite Magazine ka botuar një shkrim për dokumentarin mbi burgun e Spaçit, i cili është prodhuar nga Dr. Julian Bejko dhe Dr. Dritan Karadaku, të dy profesor në Universitetin e Tiranës.
Projekti, që ka ardhur si një bashkëpunim me studentët, synon të sjellë një prezantim të kujtimeve të së shkuarës.
“Kujtesa është diçka shumë e brishtë, sidomos kur vjen puna tek memoria e një kombi apo shoqërie”, – thotë Dritan Karadaku.
Në burgun famëkeq të diktaturës kanë vuajtur në mënyrë çnjerëzore dënimin ata që konsideroheshin armiq të dikaturës, mes tyre edhe shumë intelektual, si Fatos Lubonja etj. ( Pasqyre.al)