Kështu e ka cilësuar prestigjozja “The Guardian” Alan Rickman, i cili vdiq në moshën 69-vjeçare. I parezistueshmi, që lë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme dhe role të pashlyeshme.
Fytyra e tij si shqiponjë me atë mendjemadhësinë e saj madhështore e bëri atë një yll: diçka mes një shqiponjë dhe një maceje të madhe. Dhe më pas, zëri i tij, tingulli i fortë që arrinte të hipnotizonte publikun, si një gjëmim basi, ngjante herë si një kërcitje herë si ofshamë sensuale.
Ai zë vinte përmes buzëve që mbeteshin pothuaj në mënyrë të mistershme të mbyllura.
Alan Rickman ia doli të ishte herë një udhëheqës shekspirian, e herë një karakter tjetër i madh, duke qenë i egër e karizmatik dhe “djali i keq” i filmave.
Ai ka magjepsur publikun e Hollywoodit në vitet 1980 me rolin e horrit të tmerrshëm Hans Gruber në “Die Hard”, duke u përballur në mënyrë elegante me ëmbëlsinë e ashpër të Bruce Willis.
Pastaj ka sjellë para publikur edhe një sherif të këndshëm tek “Robin Hood: Prince Of Thieves”.
Rickman ishte një aktor i mrekullueshëm dhe bujar, zëri dhe prezenca e të cilit të godiste në thellësi. Ai ishte një kavalier i lavdishëm.
Në filmin e Ang Lee “Sense and Sensibility” ku përkrah tij është Kate Winslet e me të cilën personazhi i tij bie në dashuri, mbahet mend për skenën e finale ku Winslet e Rickman bëjnë audiencën të qeshë me sharmin e parezistueshëm.
Një ndër rolet e tij më të mira ishte ai në filmin dramatik, një fiksim seksual “Close My Eyes” me skenar e regji të Stephen Poliakoff.
Rickman luante rolin e një burri te pasur, të devotshëm ndaj bashkëshortes bota e të cilit shkatërrohet kur mendon se e shoqja ka një lidhje me të vëllain. Rickma aty është i mrekullueshëm me mënyrat e tij, për të përcjellë idenë se paraja, prestigji dhe sharmi janë të padobishme per të përballuar këtë katastrofë. (GazetaPasqyre.al)