Festivali ballkanik i teatrit, 7 shfaqje në Ibë, muzikë e kulinari

“Balkan Teatër Tirana Fest” është festivali që mbahet nga Teatër Kame, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar në Teatrin ‘Kame’ në Ibë nga data 29 Gusht deri më 4 Shtator 2016. Në edicionin e këtij viti marrin pjesë trupat nga Rumania, Bosnja-Hercegovina, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Kosova, Greqia. Festivali i konceptuar edhe si një takim mes fqinjëve do të jetë rasti për njohjen jo vetëm me teatrin e vendeve ballkanike përkatëse si urë lidhëse, por edhe të kulinarisë, muzikës dhe shpirtit të përbashkët ballkanik në një atmosferë festive duke promovuar vlerat më të mira dhe duke i dhënë një shtysë turizmit kulturor, sezonal, kulinar dhe muzikor.
Për të gjitha shfaqjet që do të zhvillohen hyrja është falas. Ccdo ditë do ti kushtohet vendit pjesëmarrës Teatri, Kulinaria, Muzika dhe Festa…ndaj, “Të festojmë teatrin së bashku”.
Juria e “Balkan Teatër Tirana Fest!” përb ëhet nga presidenti i juris ë regjisori Bujar Kapexhiu, dramaturgia Sesilia Plasari, gazetari Arjan Ccani dhe aktorja Olta Gixhari. Shfaqjet që do të performohen sipas datave të mëposhtme.

SHQIPËRIA : 29 GUSHT 20:00
“NJE JETE ME TY” – Komedi
Autor dhe regjisor: Erion Kame me aktorët: Romir Zalla, Suela Bako, Vilma Hodo. Ai dhe ajo janë një ccift i ri të sapomartuar. Në një formë të re rrëfimi skenik, ata tregojnë historinë e tyre. Por ata e tregojnë ndryshe nga nga njëri tjetri dhe kjo i jep nota komike kësaj pjese. Situata e tyre komplikohet kur hyn ne lojë vajza e fotokopjes…

BULLGARIA: 30 GUSHT 20:00
“TË GJITHË MBI TAVOLINË” – Teatri “Lyubomir Kabakchiev”
Autor: Charles Bukovski, regjisor Ana Bateva dhe aktor Vasil Duev.
Kur Henry Chinaski qëndron prapa arkivolit të babait të tij të vdekur, ai nuk e di se nata e gjatë e rrëfimit po vjen. Rrëfimi i cili do të bëhet për krijimin e një vetë-vlerësim të jetës së tij personale.
Vetë-vlerësimi i një të vdekuri të gjallë, i cili është në kërkim të vetvetes. Por çfarë është ajo gjë që do ta ngjallë personalitetin njerëzor te Henry? Atë njeri i cili ka ndjekur ëndrrat e tij para se të përthithej nga “SISTEMI”, i cili dikton rregulla tjera? Dhe, a është i mundur zgjimi kur ju me lehtësi keni heqë dorë nga jeta?

MAQEDONIA: 31 GUSHT 20:00
“ZONJUSHA XHULIA”, teatri “FABRIKA” Shkup me Teatrin Dramatik të Shkupit. Autor August Strindberg, me regji nga Xhorxhi Rizeski dhe aktor ët Mia Kantarexhieva, Teoman Maksut, Emine Hallill.
Vajza e kontit Julie, qe eshte ne humor per qef dhe flirtime, futet ne bodrumin e sherbetorit te saj Jean dhe te fejuares se tij Christine, e cila eshte dhe guzhinjerja e familjes se kontit.. Qe nga fillimi ne mund te shikojme natyren flirtruese dhe te lire te zonjushes Julie. Pasi Christine shkon per te fjetur, disa lojra dashurie fillojne dhe nje plan i vazhdueshem zhvillohet ndermjet ambicieve dhe suksesin e kerkuar per sherbetorin Jean dhe motren e tij e cila deshiron te largoje nga familja e saj traumat e vazhdueshme te cilat e mbysin drejt fundit te saj.

BOSNJA: 1 SHTATOR 20:00

“S CIME, S K EU?” nga teatri Tuzëll, me autor, regjisor dhe aktor Dragan Tesic.
Flet për një varg temash të njohura në politikë, ekonomi, marrëdhëniet njerëzore, ndikimet e pushtetit, dhe përshkruan pozicionin e një njeriu të vogël në kuadër të këtyre ndryshimeve të shoqërisë. Autori gjithashtu thekson të gjitha gjërat qe BIH ka të përbashkëta me vendet e tjera të Ballkanit me një histori rreth barinjve dhe deleve, me shakat në llogari te vet, permes tregimeve te ndihmes humanitare gjatë luftës, dhe se si ju mund të ndaheni me BiH, por për të gjithë jashtë saj, eshte vetëm një qytetar i Bosnjës dhe Hercegovinës.

KOSOVA: 2 SHTATOR 20:00

“PËR TË VËRTETËN” nga teatri i Qytetit “A. Hasani”, me autor Haqif Mulliqi, regji nga Agron Gërguri dhe aktor ët Ismet Azemi, Sindi Çitaku, Tringa Hasani, Muhamet Zeka.
Drama “Për të vërtetën” ka katër personazhe: Gjoni, Kristina jetojnë ndërsa Andronika ka vdekur ndërsa Arti është ide – projeksion i Gjonit. Gjoni dhe Kristina veprojnë në kohën aktive të shfaqjes. Gjatë shqyrtimit të jetës në një pension pleqsh Gjoni dhe Kristina mundohen ta ri gjejnë veten atje ku kanë munguar. Në dashuri. Në betejë me kohen mundohen ta kapin fijen e këputur të dashurisë. Marrëdhënia e tyre krijon dilemën a duhen Gjoni e Kristina me të vërtetë apo vetëm duan t`i japin një dimension tjetër dashurisë, duke e endur në kohë psikologjike sepse koha reale ka ikur tashmë. Kjo dilemë i jep tension dramatik pritjes me plotë dyshime për të nesërmen, ngase në të djeshmen e Gjonit është Andronika e cila vije si fiksion për të krijuar trekëndëshin e grua – burrë – grua i cili shkon përtej reales, por zbërthen një natyrë njerëzore e cila është e pashtershme…

RUMANIA: 3 SHTATOR 20:00

“GRUAJA… SI FUSHEBETEJE” nga kompania teatrore “Teatru Acum” me autor Matei Visniec, regji të Laszlo Vadas e aktor ët Dana Bonţidean, Ionuţ Constnatinescu.
Autori i dramës “Trupi i gruas si fushëbeteje”, Matei Visniec, në një prononcim të tijin në qershor të vitit 2014, thotë se këtë pjesë e shkroi në vitin 1996 “i ndikuar me atë që ka ndodhur në ish-Jugosllavi, ku mijëra gra janë përdhunuar në kontekstin e luftës. Por, drama e grave të dhunuara në fushëbetejat e planetit, për fat të keq, po përsëritet në çdo zjarr të madh, çdo luftë etnike. Ngaq ë janë këta ushtarë të pashpirt dhe të poshtër të cilët e luftojnë kundërshtarin e tyre me goditje të ulëta. Për shkak se për shumicën e njerëzve pikë e ndjeshme individuale janë shpesh familja, gruaja, nëna, motra dhe fëmijët. Ose, shpesh, përdhunimi ishte një strategji ushtarake, të paktën e tillë ishte në luftën etnike në Bosnje, për të cilën kam njohuri nga informatat e përcjella në ato vite në Radio France Internationale…” thotë Matei Visniec.

GREQIA: 4 Shtator 20:00
“KAÇAKU” me autor Dhimitris Maniatis, regji nga Stamatis Kraunakis dhe aktor Paskalis Tsaruchas.
Në një hapësirë të papërcaktuar kohore, “Kaçaku” shfaqet si një personazh i jashtëligjshëm, kontradiktor dhe i shumanshëm. Me një fjalor që buron nga toka ku është rritur shpreh dashurinë, urrejtjen, zilinë dhe gjëmën!Një figurë e përflakur që na tregon historinë e saj, variantin e vetë mbi Historinë. Një mohues i rendit që u dënua nga njerëzit sepse zgjodhi lirinë pa kufij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *