Pavijoni shqiptar në Venecia vlerësohet nga “Metropolis Magazine”

Një artikull kushtuar Bienales së Venecias që sivjet mban tematikën “Raportim nga fronti” nga “Metropolis Magazine” nuk ka lënë pa përmendur as pavijonin shqiptar “Të kam lënë malin”. Duke u marrë me punën e bërë nga drejtuesi/ kuratori i sivjetshëm i Bienales që është Ajelandro Aravena, “Metropolis Magazine” shkruan: “Pavijoni shqiptar- ku regjistrimet këndohen nga këngëtarët e isopolifonisë- këngët e të cilëve janë janë tekste të porositura enkas për zhvendosjen dhe mallin e dëshirën e madhe për shtëpinë(familjen-atdheun)-sintetizojnë ambiciet e tij me një sasi të vogël e të admirueshme mjetesh. Pavijoni ka vetëm një transmetues zëri, por “Të kam lënë malin” arrin efektin e Bienales për shkak se i shmanget qasjes së zakonshme të ekspozimit të arkitekturës dhe për shkak se ajo përcjell tragjedinë njerëzore të punës në lëvizje në terma të dukshëm emocionalë”.

Artikulli në vijim merret me pavijonin turk dhe kryesisht me konceptin e Aravenës, atë si arkitekt dhe prirjen minimaliste të Bienales.
Dy kuratorët e pavijonit shqiptar, Simon Battisti & Leah Ëhitman-Salkin, kanë sqaruar konceptin e tyre kuratorial dhe projektin me të cilin marrin pjesë në edicionin e 15-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias 2016. Përmes këngëve që kanë të bëjnë me emigrimin, eksplorohet ideja e urbanizimit në vendin tonë, një urbanizim i ndikuar herë nga migrimi e herë nga emigrimi. Kuratorët, thanë se pas 1991-shit, shqiptarët lëvizën nga qytetet e tyre dhe erdhën në Tiranë. Dëgjimi kolektiv, respekti për individualitetin dhe aktivitetet e përbashkëta, përcaktojnë një pozicion arkitekturor të fortë në lidhje me temën e përgjithshme të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias 2016”, thuhej në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

“Ju kam lënë malin”, pavijoni shqiptar në Bienalen e Venecias, është vendosur në Arsenale në një sipërfaqe prej 100 m2. Ekspozita 15-të Ndërkombëtare të Arkitekturës, mbahet deri më 27 nëntor 2016. 10 emrat pjesëmarrës, i japin një tjetër përmasë prezantimit të “Ju kam lënë malin”.
Kuratorët kanë porositur dhe prezantuar në Venecia tekste të reja rreth arkitekturës së zhvendosjes nga shkrimtarë, poetë e krijues të skenës ndërkombëtare, ku përmenden: poeti Etel Adnan, poeti Mourid Barghouti, shkrimtari Michel Butor, artistja Claire Fontaine, arkitekti Yona Friedman, artisti Anri Sala, antropologu Michael Taussig, ekonomisti Yanis Varoufakis, shkrimtarja Ornela Vorpsi dhe urbanisti Finn Williams.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *