Shqipëria në Kongresin e 23-të Ndërkombëtar të Studimeve Bizantine

Shqipëria në Kongresin e 23-të Ndërkombëtar të Studimeve Bizantine (22-27 gusht 2016)
Për herë të parë, Shoqata Shqiptare e Studimeve Bizantine, merr pjesë zyrtarisht si shoqatë me të drejta të plota në Kongresin e 23-të Ndërkombëtar të Studimeve Bizantine. Kongresi me temë “BYZANTIUM – A WORLD OF CHANGES” (Bizanti – një botë ndryshimesh) zhvillohet në Beograd, Serbi, nga data 22 deri më 27 gusht. Në të marrin pjesë mbi 1400 studiues nga 49 vende të gjithë botës. Shoqata Ndërkombëtare e Studimeve Bizantine (Association Internationale des Études Byzantines) është themeluar në Paris më 1948 dhe ka qëllim të promovojë studimet bizantine, të organizojë kongreset ndërkombëtare dhe të nxisë kërkimin shkencor në këtë fushë. Anëtarë të Shoqatës Shqiptare të Studimeve Bizantine, studiues të fushave të ndryshme të Bizantit, marrin pjese si kumtues e drejtues në sesione të hapura, tryeza të rrumbullakëta dhe postera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *