Bëhuni gati! Më 9 shtator Bebe Rexha do të performojë në sheshin “Nënë Tereza”

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka njoftuar se më 9 shtator do të performojë në Tiranë.Koncerti i krijueses së hitit “No Broken Hearts” do të fillojë nga ora 18:00 në sheshin “Nënë Tereza”.

“Shqipëri! Bëhu gati! Tiranë unë do të performojë më 9 shtator!! Ju rujt zoti të gjithëve”, ka shkruar Rexha në Instagram.

Bleta “Bebe” Rexha  ka lindur më 30 gusht, 1989. Ajo është bëre e njohur me pjesëmarrjen e saj në këngët hit të “Take Me Home” nga Cash Cash dhe “Hey Mama” nga David Guetta, gjithashtu ajo është vokalistja kryesore e grupit amerikan Black Cards i krijuar nga Pete Wentz, dhe ka qënë bashkautore e këngës nr.1 në Billboard Hot 100 në SHBA, këngës “The Monster” nga Eminem ft. Rihanna.

Bleta ka lindur në Brooklyn, New York City, Shtetet e Bashkuara, nga prindër shqiptar nga Dibra, Maqedoni . Ajo filloi të merrej me muzikë që në moshën 4 vjeçare, dhe vazhdoi të ndjekë dashurinë e saj për muzikën nëpërmjet studimit në shkollën “Tottenville High School” në Staten Island, duke marrë pjesë në muzikalet si Hello, Dolly!, Jesus Christ Superstar dhe Fiddler on the Roof.  Bebe thotë se  është frymezuar nga muzikantë si Stevie Wonder, Tori Amos, John Legend, dhe The Temptations.  Rexha ka fituar “Best Teen Songwriter”(“Tekstshkruesja e Re më e Mirë”) në përvjetorin e New York “Grammy Day” nga National Academy of Recording Arts & Sciences, çmim që i dha asaj mundësinë të takojë shumë prodhues të suksesshëm të muzikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *