Vendimi i Fatos Nanos: Kanionet e Nivicës mbrohen nga shteti ( FAKSIMILE)

kanionetNjë Vendim i Këshillit të Ministrave të vitit 2002, i shpallte Kanionet e Nivicës të mbrojtura nga Shteti.

Forumi i Trashëgimisë në faqen e tij në Facebook, ka bërë publik vendimin e ish-kryeministrit Fatos Nano. “VKM 676 dt. 20.12.2002 që shpall Zonë e Mbrojtur dhe Monument Natyre Kanionet e Nivicës. E mbrojtur nga se????? Sigurisht jo nga Hidrocentrali”, -shkruan Forumi, bashkangjitur dokumentit me listën e monumenteve të natyrës.

Prej ditësh, Kanionet e Nivicës kanë qenë në qendër të vëmendjes, pas bërjes publike të një dokumneti të 23 nëntorit 2015, ku Ministria e Kulturës miraton ndërtimin e një HEC-i pranë tyre. Përveç kanioneve si monument natyre, Nivica është zonë ku  nuk mungojnë edhe monumentet e kulturës(gjetjet të çojnë drejt një vendbanimi ilir), edhe këto, sërish të mbrojtura nga shteti. Veçse “ruajtja e mbrojtja” në rastin e tanishëm, është vetëm në letra.

Megjithë vendimet që shteti ka dhënë më herët për të mbrojtur monumentet e natyrës e të kulturës, shteti, ky i sotmi, me vendime të reja, autorizon mosmbrojtjen e tyre. ( Pasqyre.al)

vkm nano

vkm sdf

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *