Butrinti mbetet një nga tërheqjet më të mëdha për turistët e huaj, por edhe ata vendas. Qyteti antik është vizituar nga shumë të huaj, sidomos turistë italian, të cilët sivjet kishin “pushtuar”Sarandën.
Ministria e Kulturës, ka bërë të ditur se interesi për Butrintin ka tejkaluar pritshmëritë për këtë vit, duke shënuar një rekord me rreth 4000 turistë në një ditë.
“23. 08.2016 rekord historik per numrin e vizitoreve: 3700 VIZITORE NE 1 DITE!”, saktëson Ministria e Kulturës.