Trembëdhjetë mënyra të shkruash mbi dhimbjen

Trembëdhjetë mënyra që ta shikosh mëllenjën*
Por, lumi i mëllenjave vazhdon të lundrojë.
Trembëdhjetë karanfila të lotëve dhe gjakut
Ngopen nga vetja dhe veniten
Në të panjohurën e uritur
Të urrejtjes së pangopshme
Dhe të kthetrave të përgjakura të së ligës.

Trembëdhjetë mënyra që ta shikosh mëllenjën
Por, thika ngulet thellë
Prapë, përsëri
Trembëdhjetë herë, trembëdhjetë
Në jetët e lënduara
Nga brishtësia e dashurisë.

Trembëdhjetë mënyra që ta shikosh mëllenjën
Por, të dyfishta janë jetët tona
Dhe të dyfishta janë fatet tona,
E plaga e thellë
Hapet, trembëdhjetë herë trembëdhjetë
Metra, thellë.

Trembëdhjetë mënyra që ta dëgjosh mëllenjën
Çfarë dëgjoj? Një këngë
Të lumturisë dhe të paqes së brishtë,
Të ylberëve fatsjellës
Dhe të fatit të rinisë.
Shënime të lidhura si rruzare
Në horizontin e zbehtë.

Trembëdhjetë mënyra që ta dëgjosh mëllenjën
Dhe unë dëgjoj të qeshura
Por, më shumë vajtime
Muzikë, më shumë klithma
Dhe vegimet ngrihen
nga shpellat e panjohura
e nga ankthet wordpress e errëta.

Më pas, trembëdhjetë mënyra që të shkruash për dhembjen,
Trembëdhjetë goditje të thikës,
Trembëdhjetë plagë në zemër të këngës së mëllenjës,
Fjalë që hidhen në letër, nga Libri i Jobit.
* Titull nga poezia e Wallace Stevens (1954)
Shqipëroi, Valjet Rexhepi

Prof. Héléne Stafford, 23 janar 2016, Angli.

Poezi kushtuar Profesor Rexhep Qosjes

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *