Të menduarit kritik mbi Kohën: Një këndvështrim ciklik i dijeve dhe mbivendosja e qytetërimeve

Shumë njerëz e mendojnë kohën si lineare. Me fjalë të tjera, qeniet njerëzore në fillim janë injorante dhe bëhen më të zgjuara e më të përparuara me kalimin e kohës. Megjithatë, kultura të ndryshme e perceptojnë kohën në mënyra të tjera. Ato e konsiderojnë si ciklike: qeniet njerëzore zhvillohen, shfarosen nga katastrofa globale si përmbytjet, apo meteorët dhe më pas të mbijetuarit ia nisin nga e para. Kjo mund të duket vështirë për t’u besuar, por prova që e mbështesin këtë ide, tashmë ekzistojnë.
Veç provave të teknologjive të avancuara, të cilat janë përdorur nga kulturat e lashta, ekzistojnë më tepër se pesëqind histori, që shpjegojnë se si njerëzit iu kanë mbijetuar përmbytjeve katastrofike.
Legjendat globale të përmbytjeve
Sipas rrëfimeve biblike, Noah krijoi arkën për të shpëtuar familjen e tij dhe një sërë bimësh e kafshësh, të vlerësuara si të dobishme. Historia, me shumë gjasë rrjedh nga një tjetër, edhe më e vjetër, siç është “Epi i Gilgameshit,” ku njerëzit hynë brenda tebitu-s (një anije, që mund të përmbysej dhe rrotullohej), për t’i shpëtuar përmbytjes.

Në mitologjinë greke, Zeusi dërgoi një përmbytje për të shfarosur njerëzimin, ndërsa të vetmit të mbijetuar, u strehuan në majat e maleve.

Në variantin babilonas, i cili shtrihet gjatë viteve 2000-1595 p.e.s, thuhet se perëndesha Enlil u inatos me njerëzimin dhe vendosi ta zhdukte atë. Por, një tjetër hyjni, Enki, i mëshori njerëzit, ndaj dërgoi një njeri të quajtur Atrasis, për të ndërtuar një anije wordpress gjigande për t’u fshehur.

Ekzistenca e një morie të tillë historish përmbytjesh, tregon se katastrofat globale, të cilat shkatërrojnë qytetërime, mund të shfaqen në një cikël të gjatë, por të rregullt. Për më tepër, provat shkencore vërtetojnë se një përmbytje katastrofike ka ndodhur rreth 14 000 dhe 10 000 viteve më parë. Dhe kjo, padyshim mund të jetë ngjarja reale e përjetësuar në legjendat botërore.
Platoni, ndërkohë shpjegonte tek Critias: “Shumë përmbytje të mëdha kanë ndodhur gjatë 9 000 vjetëve të fundit, të cilat kanë përfshirë edhe kohën, në të cilën po flas; dhe gjatë gjithë kësaj kohe dhe përgjatë këtyre ndryshimeve, nuk ka patur asnjë grumbullim dheu të konsiderueshëm që të rrëshqiste nga malet, si në vendet e tjera, por Toka është mbuluar duke u zhdukur nga pamja.Në shqip: Bjorn Runa. Ancient.origins.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *