Skandali i pikturave të Gustav Klimtit me nudo në universitet

Meqe sot e diele, e larg impenjimeve rutine, hodha ne “leter” nje perkthim te shpejte, nderkohe qe shijoja kete veper te panjohur te Klimtit:

Klimt dhe skandali i pikturave te Universitetit.

Skandali i pikturave te Universitetit te Vjenes qe perfshiu Gustav Klimtin i perket vitit 1894, kur ministria e ngarkoi, bashke me Matschin te zbukuroje tavanin e Aula Magnas shkruan Artan Shkreli.
Si teme u zgjodh ajo e Fitores se drites mbi terrin, por nderkohe, kur artisti paraqiti panelin e pare, stili i tij dhe gjendja politike kishin pesuar ndryshime te thella. Konceptimi i vepres eshte nje lloj baroku, nje “theatrum mundi” ne te cilin nuk ekziston ndarja midis parajses dhe ferrit. Zbrazetia e Gjithesise zihet prej nudosh pluskuese, nga nje njerezim ne vuajtje dhe çorodí vëren studiuesi Artan Shkreli. Nga terri shfaqet veç nje Sfinks i madherishem, “Globi tokesor, shpirti i botes”, sikur citohet ne katalogun e VII te ekspozites se Secezionit. Shikimi i tij eshte i verbet, konturet e tij te turbullta, ndersa me indiferencen e heshtur ai duket se perjashton mundesine e vetedijes se gjerave.
E sakaq, sipas Shkrelitn “Dituria”, e trupezuar ne nje figure femerore mbeshtjelle me te zeze, ngjan se e sheh spektatorin me syte e nje orakulli qe ende nuk e ka humbur arsyen.
Gjykimi i profesoreve vieneze qe i eger. Ne vend se te paraqitej triumfi i drites permes nje afresku gjitheperfshires, ne te cilin filozofet e medhenj diskutonin me njeri-tjetrin me kthjelltesi, Klimti e kish paraqitur njerezimin ne rrjedhe te lire drejt nje rruge kaotike, shënon Shkreli.
Per te shmangur ekspozimin e te gjithe kesaj ne Aula Magna, anetaret e universitetit nenshkruan nje peticion duke e shtrire konfliktin jo vetem ne planin e idese, por edhe ne ate politik. Gjithsesi, pa u prekur aspak nga keto polemika Klimti ngulmon ne Ekspoziten e X te Secezionit me panelin e dyte, “Mjekesine”.
Edhe ketu ai i kthehet nderthurjes se trupave te pezullt, mes te cileve fanepset skeleti i vdekjes. Figura e nje gruaje shkeputet ketu prej shtylles kryesore ne nje vibrim vetmitar, duke dhene kesisoj idene e clirimit nga dhembja. Ne plan te pare ze vend ne fakt figura e Hygeias, qe perfaqson Mjekesine.
Keto vepra sot njihen vetem permes fotografive ne bardh e zi, pasi sot jane zhdukur, por dime se, nderkohe qe “Filozofia” ishte pikturuar me tonalitete te ftohta, gjelber e blu, ne panelin e ri ngjyrat shkonin nga e roza ne te kuqen e thelle purpur, vëren Shkreli.
Ne to Klimti ne vend qe te kremtonte fuqine terapeutike te shkences, kish zgjedhur te theksonte skenen e kaleses nga egzistenca e jetes ne vdekje. Kritikat ndaj piktorit qene shume te renda dhe ai u akuzua se kish lene menjane dy parimet themelore te mjekesise: parandalimin dhe sherimin.
Edhe publiku u ndje i fyer, por nga ana e tij ai u perqendrua tek nudot skandaloze. Ne menyre te vecante gjumin e opinionit publik e prishte ajo e gruas shtatzene, lart ne te djathte, si dhe fakti qe nudoja tjeter, qe pluskonte ne te majte, ia pershfaqte paturpesisht fundbarkun e saj publikut.
Fashikulli “Ver Sacrum” qe kish paraqitur bocat e disa figurave u sekuestrua per ” Fyerje ndaj ndjenjes publike te turpit”, ndersa artisti u akuzua se e kish kerkuar suksesin permes skandalit. Nga ana e tij duhet thene se Klimti tregoi gjithnje indiference te pashoqe kundrejt gjithe ketyre polemikave.
Kjo turbullire mori fund mjerisht nga nje zjarr. Flaket e vena, me gjase nga trupat gjermane qe terhiqeshin, gllaberuan telajot te cilat Klimti ja kish dale ti rimerrtr e ti fshihte ne keshtjellen e Immendorfit.

nga Laura Corchia


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *