Një murg italian shkroi mbi Amerikën 2 shekuj para ekspeditës së Kristofor Kolombit

The Economist

Teza se vikingëte kapërcyen Atlantikun shumë kohë para se këtë ta bënte Kristofor Kolombiështë e mirë-njohur tashmë. Sagat e vikingëve flasin për ekspedita në bregdetin e Kanadasë së sotme.

Konkretisht në Heluland, të cilin studiuesit e kanë identifikuar si Ishullin Bafin ose Labrador; Markland (Labrador ose Njufaundlend) dhe Vinland (Njufaundlend ose një territor më në jug). Në vitet 1960,në Njufaundlendu gjetën mbetjet e disa godinave të lashta norvegjeze.

Por deri më sot nuk ka pasur asnjë provë, që të vërtetonte se dikush jashtë Evropës Veriore kishte dëgjuar për Amerikën deri në udhëtimin e famshëm të Kolombit në vitin 1492.

Kjo deri më sotPasi një studim i botuar në revistën akademike Terrae Incognitae nga Paolo Kieza, profesor i Letërsisë Latine Mesjetare në Universitetin e Milanos, zbulon se një murg italian i referohej kontinentit në një libër që ai shkroi në fillimin e shekullit XIV-të.

Duke lënë mënjanë rezervat shkencore që karakterizojnë monografinë e tij, Kieza e përshkruan si befasuese” përmendjen nga murgu Markland (të latinizuar në Marckalada).

Në vitin 2015, profesori kërkoi dhe gjeti në një koleksion privat në Nju Jork, kopjen e vetme të njohur të Cronica universalis, të shkruar nga prifti dominikan, Galvano Fiama midis viteve 13391345.

Libri i përkiste dikur bibliotekës së bazilikës së ShëAmbrozios në Milano. Gjatë periudhënapoleonike, manastiri u mbyll dhe librat e tij u shpërndanë. Pronari i Cronica universalispranoi që Kieza ta fotografonte të gjithë librin, dhe kur u rikthye në Milano, ua dha fotografitë studentëve të tij të sapodiplomuar që ta përkthenin atë.

Nga fundi i projektit, njëra nga studentet Xhulia Greko, zbuloi një pasazh në të cilin Galvano, pasi përshkruante Islandën dhe Grenlandën, shkruante:Më larg, në Perëndim,ekziston një tokë tjetër, e quajtur Marckalada, ku jetojnë gjigantët. Në këtë tokë, ka ndërtesa me pllaka guri kaq të mëdha sa që askush tjetënuk mund ti ndërtojë, përveç gjigantëve të mëdhenj. Atje ka edhe pemë të gjelbra, kafshë dhe një numër të madh zogjsh.

Kieza thotë se gjigantët ishin një element standard në folklorin norvegjez. Por Galvano thotë se “asnjë marinar nuk ishte në gjendje të dinte asgjë me siguri lidhur me ekzistencën e këtij kontinenti apo tiparet e tij. Murgu dominikan ishte shumë skrupuloz në citimin e burimeve të tij. Shumica e tyre ishin letrare. Por në mënyrë të pazakontë, ai ia atribuon përshkrimin mbi Marckalada, dëshmisë gojore të marinarëve që lundrojnë në detet e Danimarkës dhe Norvegjisë.

Kieza beson se dëshmitë e tyre kaluan tek Galvano nga detarët në Xhenova, porti më i afërt i Milanos, dhe qytetit në të cilin murgu dominikan ka shumë të ngjarë të ketë studiuar për doktoraturën e tij.

Teza e tij ngre një pyetje të re:Pse bregu lindor i Amerikës nuk shfaqet në ndonjë hartë të njohur gjenoveze të asaj periudhe? Për më tepër mbetet mister pse Kolombiqë vetë ishte gjenovez, ishte i përgatitur të nisej drejt asaj që shumica e bashkëkohësve e konsideronin si një boshllëk pa tokë. / bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *