Një letër kaq të vërtetë si kjo, vetëm nje femër 40 vjeçare si Beyonce mund ta shkruante

Disa gjëra bëhen më të mira me kalimin e kohës. Dhe Beyonce është një prej tyre!

Ikona e popit, e cila mbushi 40 vjeç më 4 shtator, së fundmi ka shkruar një letër reflektuese, të cilën ua ka drejtuar të gjithë fansave ditën e sotme.

Bey shkruan se më në fund po shijon frytet e punës së saj dhe se bën limonadë me limonët që i ofron jeta.

Emocionale më shumë se kurrë, Beyonce thotë se ajo qau me lot gëzimi sepse kjo është “më e mira që kam ndjerë në jetën time”.

“Sa më e pjekur bëhem, aq më shumë kuptoj dhe aq më thellë rritet gëzimi im,” shkruan në letrën e postuar në faqen e saj zyrtare.

“Kam një liri dhe çlirim duke e ditur se ia kam dalë në anën tjetër të sakrificës sime. Më në fund po i jap vetes leje për të shijuar frytet për të cilat kam punuar aq shumë, për të mbjellë gjithë jetën time.

Ky është viti i parë që unë e kuptoj vërtet se çfarë do të thotë të jesh gjallë dhe të jetosh momentin. Është hera e parë që unë mundem të kem një kuptim sesa e brishtë është vërtetë jeta, sa e vështirë mund të jetë ajo ndonjëherë dhe për këtë arsye, sesa e rëndësishme është të ndalesh dhe të nuhasësh trëndafilët në kohët e mira. Mendova se e dija atë kur isha 21 ose 30 vjeçe … por nuk e dija.

Mbushja e të 40-ve është një moshë ku gratë janë mësuar të kenë frikë nga stereotipet kulturore, sepse supozohet se me prekjen e tyre rinia merr fund. Por Beyonce e sheh ndryshe: “Unë jam shumë mirënjohëse që jam RRITUR, RRITUR!  Kjo ka qenë absolutisht më e mira që kam ndjerë në jetën time”, shkruan mbretëresha e muzikës pop, shpesh e cilësuar si një nga femrat më me ndikim në industrinë muzikore botërore./revistawho.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *