Nëse nuk mund të futeni brenda xhinseve që vishnit kur ishit 21 vjeç, rrezikoheni nga diabeti

Një konstatim tejet interesant vjen nga Britania e Madhe sa i takon riskut nga diabeti.

Njerëzit rrezikojnë të zhvillojnë diabet të tipit 2 nëse nuk mund të futen më në xhinset që kanë veshur kur ishin 21 vjeç, thotë njëri prej ekspertëve kryesorë në botë për sëmundjen.

Nëse njerëzit zbulojnë se nuk mund të futen më brenda pantallonave me të njëjtin numër, atëherë ata “janë duke mbajtur shumë dhjamë”, thotë Prof.Roy Taylor, nga Universiteti i Newcastle.

Taylor po prezantonte të dhëna në konferencën vjetore të Shoqatës Evropiane për Studimin e Diabetit mbi një studim të hershëm që zbuloi se njerëzit me peshë normale me diabet të tipit 2 mund të arrinin rezultate duke humbur peshë.

Tetë nga 12 persona arritën të heqin qafe diabetin duke humbur 10 deri në 15% të peshës së tyre trupore.

Pjesëmarrësit, të cilët kishin diabet të tipit 2 pavarësisht se kishin një indeks “normal” të masës trupore (BMI), arritën të ulnin nivelet e yndyrës në mëlçi dhe pankreas dhe aktiviteti i qelizave prodhuese të insulinës në pankreas u konsiderua se ishte ripërtërirë.

Taylor, tha se mjekët priren të supozojnë se diabeti i tipit 2 ka një shkak të ndryshëm tek ata që nuk janë mbipeshë. Ajo që kemi treguar është se nëse ata me peshë normale humbin 10 deri në 15% të peshës së tyre, ata kanë një shans shumë të mirë për ta hequr qafe diabetin e tyre, tregoi ai.

Ai shtoi: “Nëse nuk mund të futeni në pantallonat e së njëjtës madhësi tani, ju keni shumë dhjamë në trupin tuaj dhe prandaj jeni në rrezik të zhvillimit të diabetit të tipit 2, edhe nëse nuk jeni mbipeshë.”. Vërtetë interesante ky konstatim. Tani vrap tek pantallonat që na kanë mbetur nëpër sirtar kur ishin 21 vjeç. Nëse hyni brenda tyre, diabeti është larg, shumë larg turpit tuaj./ revistawho.com ( Burimi: The Guardian)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *