Më në fund botimi i parë për gërmimet shqiptaro-franceze në Bylis

Aleksandër Meksi ka dhënë lajmin e mirë se rezultatet e gërmimeve të bëra në Bylis, tashmë vjen edhe libri që dokumenton zbulimet e bëra:
“Më në fund kemi botimin tejet të rëndësishëm të vëllimit të parë të rezultateve të gërmimeve shqiptaro-franceze ne Bylis. Është një libër i vyer për këtë qendër të rëndësishme të shek 4-6 tè erès sonë. Autorët kryesor janë: Skënder Muçaj, Jean-Pierre Sodini; Pascale Chevalier dhe Marie-Patricia Raynaud. Veç tyre përmenden dhe ata që bashkëpunuan në gërmimet dhe përgatitjen e Librit.
Tè gjithë duhen falenderuar dhe për ta një Urim për vëllimin e dytë sa më parë dhe për këtë besoj se duhet të kontribuoj dhe shteti Shqiptar…”, shkruan Meksi në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *