Marie Antoneta, mbretëresha tradhtare e Francës

Marie Antoinette, Mbretëresha e famshme e Francës që mbahet mend për jetën mes luksit dhe frazën e famshme “meqë nuk kanë bukë le të hanë biskota” do të njihet tashmë edhe për një tjetër përmasë te sajën: tradhtinë bashkëshortore.
Një libër i ri, titulluar “Marie Antoinette dhe Konti Ferse: letrat sekrete” tregon lidhjen e saj me një kont suedez në kohën që ishte e martuar me Luigjinne XIV.
Libri përmban letra dashurie mes çiftit sekret në një periudhë 20 vjeçare.
Historia e saj e dashurisë ka filluar kur ajo ishte 18 vjeç.
Mashkulli me të cilin ajo tradhëtonte mbretin ishte Konti Axel von Fersen, një diplomat që qëndronte në pallatin e saj në Versajë fshehurazi. Së fundmi janë hedhur hipotezat se ai mund të ketë qenë edhe babi i dy prej fëmijëve të Marie Antoinette.
“Miku im i shtrenjtë dhe i dashur, që ju dua çmendurisht, a mund të ekzistoja unë një çast pa ju adhuruar”… shkruan ajo në një prej letrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *