Ledia Dushi pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec

Poetja e njohur Ledia Dushi do të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë që zhvillohet në Rahovec në datat  15-17 shtator. Dushi është shkrimtare, përkthyese dhe akademike shqiptare. Në këtë festival do të.marrin pjesë emra të njohur të poezisë bahskëkohore, si poetja izraelite, Gili Haimovich. Ledia Dushi ka studiuar Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, dhe mban titullin e doktoraturës në etnologji dhe folklor nga Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit në Akademinë e Studimeve Albanologjike, ku dhe aktualisht punon. Studimi i saj akademik fokusohet në folklor dhe rite fetare, veçanërisht rite të varrimit në Shqipërinë e veriut. Dushi … Continue reading Ledia Dushi pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec