Kur Sartri e Kamy debatonin për komunizmin

Nga Ilir Seci

Pesëdhjetë e gjashtë vjet më parë, më 4 Janar të vitit 1960,do të vdiste në një aksident me makinë,Albert Kamy (1913-1960),shkrimtari me i madh i botës, mbas Lufteës se Dytë Botërore… Në trupin e pajetë ju gjet një biletë treni. Shkrimtari i madh ishte nisur për të udhëtuar me tren. Rastësisht takoi nipin e vet që i ofroi ta shpinte me makinë atje ku ishte nisur dhe për fat të keq ndodhi një aksident ku gjetën vdekjen të dy, në qytezën Villeblevin. Atë ditë bota humbi një shkrimtar gjigand që vdiq vetëm 46 vjeç, në kulmin e krijimtarisë së tij. Shkrimtar, eseist, filozof i Absurdizmit, Kamy është shkrimtari im më i preferuar…

-“Asgjë nuk është më e neveritshme sesa respekti i bazuar në frikë”-shkruante ai, ndërsa gjithë jetën u preokupua për fatin e më të dobtëve, për lirinë e individit. “Liria nuk është gjë tjeter vetëm një shans për të qenë më i mirë.”…
Gjithë jetën e tij, Kamy denoncoi totalitarizmin dhe kundërshtoi në mënyrë aktive diktaturat që shfaqen në forma të ndryshme. Në rini ishte pjesëmarrës aktiv i Rezistencës Franceze kundër pushtimit gjerman të Francës në Luftën e Dytë Botërore. Kamy në këtë kohë  drejtoi revistën e famshme të rezistencës,”Combat”. Lidhur me bashkëpunimin e disa francezëve me pushtuesit nazistë ai shkroi: “Tani e vetmja vlerë morale është kurajo që duhet në këtë rast për të gjykuar këto kukulla dhe dërdëllitës që pretendojnë të flasin në emër të popullit”…
Edhe mbas çlirimit, Kamy ishte për denoncimin dhe dënimin e bashkëpunëtorëve. Lidhur me qëndrimin që duhej mbajtur ndaj tyre, është e famshme shprehja e tij: “Ky vend nuk ka nevojë për një Talleyrand, por një Saint-Just.” Megjjthatë kur pa gjykimet e përgjakshme të pasluftës, Kamy ndryshoi mendim për dënimet duke e shprehur publikisht këtë gjë e për më tepër u bë një kundërshtar i përjetshëm i dënimit kapital.

Shkrimtari në një periudhë kohe u shoqërua më Sartrin por miqësia e tyre u prish pikërisht për qëndrimet e kundërta ndaj komunizmit. Kamy nuhati totalitarizmin që fshihej në “politikën e masave”, politikë e mbështetur nga Sartri në emër të marksizmit radikal. Në veprën “L’Hommë Révolté”, ai parashtron gjykimet e veta lidhur më këto politika. “Kur rebelohet, njeriu e identifikon veten me njerēz të tjerë dhe kështu tejkalon vetveten, dhe nga kjo pikëpamje solidariteti njerëzor është metafizik. Por për momentin ne po flasim vetëm për atë llojin e solidaritetit që ka lindur në zinxhirë.”

Vepra është universale dhe është shumë më tepër se një sulm mbi shtetin diktatorial sovjetik, është një vepër që ngre shumë pikëpyetje mbi krejt natyrën e politikës revolucionare, të ashtuquajtur si “politike masash”…

Kamy nuk ndali se shkruari kundër mizorive të Bashkimit Sovjetik sa qe gjallë. Një model është fjalimi i mbajtur në vitin 1957, titulluar “Gjaku i Hungarezëve”,mbajtur në përvjetorin e parë përkujtimor të Revolucionit Hungarez të 1956, asaj kryengritje të shtypur përgjakshëm nga ana e Ushtrisë së Kuqe. Ka shumë mundësi që ky qëndrim i kushtoi jetën pasi në shumë qarqe intelektuale në Francë dhe në botë besojnë se aksidenti me makinë që u shkaktoi vdekjen ishte vepër e KGB-së. “Mos pritni për Ditën e Gjykimit- gjykimi bëhet përditë”-shkruante Kamy.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *