Jeni gati për ta parë Denzel Washington si Makbethi?

Jeni gati për të parë Denzel Washington në rolin e Makbethit dhe Frances Mcdormand në atë të Lady Makbeth?
Ky lajm zgjon kureshtje, kureshtje pafund….
A24” ka publikuar së fundi trailer-in e filmit “Tragjedia e Makbethit” me regji të Xhoel Koen. Rolet kryesore në film luhen nga Denzel Washington dhe Frances McDormand, ndërsa është filmi i parë që Xhoel Koen realizon i vetëm, pa bashkëpunimin e të vëllait, Ethan.
“Tragjedia e Makbethit” nuk është vetëm një tjetër përshtatje e tragjedisë shekspiriane në ekran. Filmi e sjell çiftin Makbeth në një moshë më të madhe nga aktorët që kanë luajtur më parë këto role. Si Uashington, ashtu edhe McDormand janë në një moshë, kur është e vështirë dhe thuajse e pamundur të kenë fëmijë, ç’ka e bën edhe më tragjike ambicien e tyre për fronin. Kjo është mundësia e tyre e fundit drejt lavdisë.
Filmi pritet të ketë premierën për publikun në fund të vitit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *