Ja si ishte modeli i familjes së lumtur shqiptare në vitin 1988

Ndoshta s’do më ngacmonte aspak ta vija në dukje në mënyrë eksplicite e madje as ta nxirrja fare si postim në FB, por ajo që më bëri përshtypje e më shtyu realisht ta botoja, është fakti se në diçiturë shkruhet: “Një familje model shqiptare me status-simbolin e saj, një radio mobile nga ato të modës së vitit 1948”.

Fotoja është marrë nga një reportazh në mediat holandeze, që mban datën 21 maj 1988, edhe pse imazhi i saj është prerë, duket se bëhej fjalë për radiot “Iliria”, të cilat për ato që kanë mundur t’i jetojnë apo t’i përjetojnë ato kohë, e di shumë mirë se ishin vërtetë një mall jo fort i arritshëm për të gjithë, edhe pse për to ndoshta nuk nevojitej autorizim I posaçëm sikurse për TV, lavatriçet apo pajisjet e tjera elektro-shtëpiake.

E pra, edhe holandezëve u kishte bërë përshtypje se atë çka anëtarët e një familje shqiptare e mbanin në dorë plot krenari, nuk ishte veçse një surrogato teknologjie që i kishte perënduar me kohë koha, e na bënte edhe më qesharakë në sy të botës, edhe pse ndoshta as nuk kishim mundur dot ta kuptonim.Reportazhi per Shqipërine me median holandez

Një arsye tjetër që më bëri ta botoj, është edhe fakti se sa shumë kemi ndryshuar, jo vetëm duke pasur parasysh ndryshimet e sistemit e ardhjen e një tjetër epoke që na solli gjithashtu plot zhgënjime e probleme, por që nga ana tjetër na bëri të përjetojmë një revolucion vërtetë të madh teknologjik, që preku jo vetëm shqiptarët, por gjithë botën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *