Heroi im-Dmitri Shostakovich, ishte një frikacak!

Nga Julian Barnes

Nën presionin e përjetshëm të shtetit stalinist, duke qenë një frikacak ishte e vetmja zgjedhje e mençur.

Heroi im ishte një frikacak. Ose më mirë, shpesh e konsideronte veten një frikacak. Ose më saktë, ishte në një pozitë, në të cilën ishte e pamundur të mos ishe një frikacak. Ju ose unë do të kishim qenë frikacakë në vend të tij apo do të kishim vendosur  të ishim e kundërta e një frikacaku – një hero. Kjo do të kishte qenë tejet qesharake. Ata që qëndruan përballë pushtetit në atë kohë u vranë dhe pjesëtarët  e familjeve të tyre, miqtë dhe bashkëpunëtorët u poshtëruan, u dërguan në kampe ose u ekzekutuan. Pra, duke qenë një frikacak, ishte e vetmja zgjidhje e mençur.

Ai ishte Dmitri Dmitrievich Shostakovich, i cili më shumë se çdo kompozitor tjetër në të gjithë historinë e muzikës, ndjeu përditë, çdo vit, gjatë gjithë jetës, presionin  e pushtetit. Ai shkroi Simfoninë e tij të parë në vitin 1926 në moshën 19 vjeçare. Ishte një sukses në mbarë botën.

Muzika e Shostakovich më ka ndjekur mua për një gjysmë shekulli; “rasti” i tij qysh nga publikimi i “Testamentit”, kujtimet e tij të diskutueshme. Tikon Khrennikov, i adhuruari e i pushtetshmi i  kreut të Unionit të Kompozitorëve, pohoi në mënyrë absurde se Dmitri ishte “një njeri i hareshëm, i cili nuk kishte asgjë për t’u frikësuar”.  Por, siç sthotë një shprehje ruse, ujku nuk mund të flasë për frikën e deleve. Shostakovich u frikësua shpesh (dhe pothuajse gjeti vdekjen në vitet 30). Megjithatë, ndërsa ai me të drejtë i frikësohej pushtetit të Stalinit, ai nuk e kishte frikë Stalinin personalisht (ndërsa Khrennikov njihet sesi lagu pantallona e tij në praninë e diktatorit).

Shostakovich qëndroi me këmbë në tokë, i pagoi Cezarit taksën e tij (dhe Cezari ishte shumë lakmitar ato kohë), shkroi muzikën e tij private dhe publike, mbrojti familjen e tij dhe shpresoi për ditë më të mira. Ka më shumë forma heroizmi, sesa ato të dukshmet.( Pasqyre.al)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *