A doni ta dini se kur është zhvilluar gara e parë me makina në vend?

Faqja në Facebook e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave na befason përherë me informacionet që na zbulon çdo ditë
Ndoshta shumë pak e dinë se garat e para me makina në vend janë zhvilluar në vitet 1920′.
Garat me makina, një nga zhvillimet më interesante të viteve ’20 në Shqipëri. Më 24 shtator të vitit 1929 u zhvillua gara e parë automobilistike. Më poshtë po sjellim dokumente interesante mbi zhvillimin e edicionit të dytë, në vitin 1931, ku përmenden emrat e garuesve, vendi se ku zhvillohej edhe lloji i automjeteve”, zbulojnë sot arkivat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *