5 vjet nga vdekja e njeriut që u quajt Da Vinçi modern

Në botën e teknologjisë, pesë vjet duken si shekuj. Por për Apple, trashëgimia e Steve Jobs jeton. Bashkëthemeluesi karizmatik i kompanisë më fitimprurëse në botë vdiq në 5 tetor, 2011 pas një beteje të gjatë me kancerin në pankreas. Ai ishte 56 vjeç.

Por edhe pse Jobs ka pesë vjet që është ndarë nga kjo botë, ai ka mbetur në sytë e publikut nëpërmjet librave dhe filmave që portretizojnë jetën e tij, karrierën dhe personalitetit. Jobs ka qenë gjithmonë një udhëheqës karizmatik dhe kontrovers i dashur nga shumë njerëz (duke përfshirë miliona fansa të Apple në të gjithë botën), por i urryer nga ata që u përballën me zemërimin e tij.
Jobs u sëmurë me kancer që në vitin 2004, ku kreu edhe një operacion në lidhje me sëmundjen. Në vitet e fundit, sëmundja beri qe ai të largohej nga pozita e CEO-s. Ai bëri një transplantim të mëlçisë në vitin 2009. Por pas betejave të shumta, ai u rikthye dhe vazhdoi punën e tij të shkëlqyer në Apple. Në vitin 2007, ai zbuloi produktin i-Phone. Në vitin 2010, produktin iPad. Paraqitja e tij e fundit në skenë ishte në ngjarjen WWDC të Apple në San Franciscotë vitit 2011. Atje, ai përcaktoi punën bazë për nismat më të fundit nga Apple, duke përfshirë këtu iOS 5, OS X Lion dhe iCloud. Steve Jobs do të ngelet një figurë që arriti të gjejë sintezën ndërmjet teknologjisë dhe kulturës pop, e afroi figurën e menaxherit me atë të një rrokstari. Solli një seri produktesh vizionare që ndryshuan jetën e njerëzve.

Jeta e njeriut, që e quajtën Da Vinçi modern

Pavarësisht suksesit dhe miliardave të fituara, Steve Jobs arriti të ruante figurën e një njeriu modest e me këmbë në tokë. Stili i tij ‘simplist’, por edhe gërryes, i kombinuar me karakterin kërkues në maksimum, e bënin një njeri me të cilin shpeshherë ishte e vështirë të punoje, por me një talent dhe nuhatje të jashtëzakonshme për produkte të dëshirueshme nga të gjithë, që e bënë Apple-in, një prej markave më të njohura të planetit. Steven Paul Jobs lindi në San Francisko më 24 shkurt të vitit 1955 nga një lidhje e pakurorëzuar me martesë e dy studentëve, Joanne Schieble dhe Abdulfattah Jandalit, të lindur në Siri. Prindërit e dhanë për adoptim dhe një çift punëtorësh, Paul dhe Klara Jobs do të rrisnin si fëmijen e tyre në vendin ku kishin ngritur shtëpi, në Silicon Valley, zemra e industrisë amerikane të elektronikës. Steve e braktisi kolegjin vetëm pas një semestri dhe nisi të punonte për një kompani që prodhonte video-game. Shpresat i kishte të mblidhte ca para e të nisej për një udhëtim në Indi. Dhe e realizoi. U kthye nga rrugëtimi i tij në sub-kontinent me kokën e qethur, me veshje indiane dhe një eksperiencë të hidhur mbi supe nga efektet e drogës LSD. Gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës, Jobs do të mbetej një budist dhe vegjetarian i bindur. Historia e krijimit të kompjuterit Apple pat nisur perpara kesaj, ne 1974-tën kur se bashku me mikun e tij Steve Wozniak, nisen te punonin per kompjuterin e se ardhmes në garazhin e shtëpisë së Jobs- it. Emri i kompanisë vjen nga fruti i tij i preferuar, molla. Fitimet nga Apple-i i parë shkuan të gjitha për përmirësimin e saj dhe hedhjen në treg të versionit Apple 2, q2 u prezantua në një panair kompjuterash në Kaliforni në vitin 1977. Zhvillimi i makinerisë së re ishte mjaft i kushtueshëm dhe Jobs bindi Mike Markkula-n, një investitor lokal, të garantonte një hua 250.000 dollarëshe, çka do ta bënte pjesë të kompanisë së re, Apple Computer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *