Të çlirojmë nga zgjedha kujtime

Poezi nga Jehuda Amihai

“Ditëve si këto mendoj flladin në flokt’ e tu,
vitet e kaluara para se ti të lindje,
përjetësinë që do të ndesh përpara teje,

plumbat që s’më vranë në betejë
anipse vranë shokët e mi,
më të mire se unë ngase
s’jetuan përtej sikundër unë,
mendoj ty, krejt të zhveshur në kuzhinë gjatë beharit,
e përkulur mbi libër për të lexuar qartë
nën ndriçimin e ditës që vdes ngadalë.

Hidh një sy, kemi jetuar më shumë se një jetë,
tani duhet që gjithçka ta peshojmë
në kandarin e ëndrrave dhe të çlirojmë nga zgjedha
kujtime që ta përpinë gjithë wordpress ç’qe e tashmja.”

(Shqipëroi: Edon Qesari)

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *